Doktorët britanikë në grevë para konferencës së konservatorëve në pushtet për rrogat e kostot e jetesës (fotot)

03/10/2023 19:08

Anëtarë të shoqatës së mjekëve u bashkuan sot në protestë para konferencës së partisë konservatore në pushtet në veri të Anglisë, në grevën më të fundit për rrogat dhe kostot e jetesës.

Kreu i shoqatës se tyre Dr Tal Ellenbogen, i bëri thirrje ministrit të shëndetësisë Steve Barclay të rikthehet në negocjata dhe “të bëjë detyrën e tij duke përmbushur premtimin e qeverisë për uljen e listave të pritjes”.

“Mesazhi ynë është i qartë. Ky është një profesion që ka 15 vjet me reduktim rroge. Kemi humbur çerekun e pagës tonë dhe kjo ka bërë që doktorët të largohen nga të gjitha drejtimet, duke shkuar në vende të tjera ose në profesione të tjera”, tha Ellenbogen, duke shtuar se mosveprimi qeverisë po i mohon pacientëve kujdesin që meritojnë, dhe që mjekët dëshirojnë të japin.

Ai përmendi më tej faktin se ministri kishte quajtur “militant” grupin organizator të grevës, kur sipas Ellenbgen, ata ishin vetëm “të organizuar për të mbrojtur të drejtat e tyre”.

“Ai në imagjinatën e tij mund ta konsiderojë ‘luftë’ vendosmërinë tonë për të mbrojtur profesionin dhe pacientët, por ne i themi të kthehet në negiocjata dhe të bëjë detyrën e tij. Listat e pritjes po shtohen nga viti në vit”.

“Këtë u themi atyre të kabinetit qeveritar, veçanërisht (kryeministrit) Rishi Sunak dhe marionetës së tij të shëndetësisë, zotit Barclay.”

Dr Tal Ellenbogen, shtoi më tej në fjalën e tij se doktorët janë të gatshëm të negocjojnë me çdo parti të qeverisë, e cila i vlerëson doktorët dhe kërkon t’i ruajë ata.

“Qëllimi i qeverisë nuk duhet të jetë vetëm mbyllja e grevës, por të mbajë doktorët në sistemin shëndetësor dhe të rekrutojë të tjerë, që të mos dështojnë me pacientët”.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA