Demonstratë në Paris në mbështetje të aktivistëve të majtë anti-qeveritarë të arrestuar (fotot)

03/10/2023 19:38

“Jetojmë në një shoqëri ku çdo formë opozicioni kriminalizohet”, thonin sot aktivistët në mbështetje të shtatë kolegëve të tyre që po gjykohen me akuza “terrorizmi e “konspiracioni kriminal”.

Mësuesi në pension Alain, tha se vendi po humbet demokracinë e tij prej mbikqyrjes absurde të çdo lëvizjeje nga autoritetet.

“Në shoqërinë tonë çdo formë opozicioni po kriminalizohet, e kemi parë këtë vjet me dhunën e policisë dhe arrestimet. Sapo dikush ngre një flamur vjen efektivi me veshje civile dhe pyet përse e ngrite flamurin, dhe çfarë do të thotë”.

“Të drejtat civile janë nën kërcënim me këtë qeveri dhe këtë ministër të brendshëm (Gerald Darmanin)”, tha ish-mësuesi, për rrjetin vendas AFP.

Një aktiviste franceze që e quante veten ‘feministe, anti-kapitaliste’, tha për rrjetin AFP:

“Në këtë rast, ajo që shikojmë dhe kuptojmë është se kjo është vetëm një mënyrë terrorizimi njerëzve që flasin kundër shtypjes dhe kapitalit, kundër atyre që kanë ide politike dhe guxojnë t’i shprehin”.

“Ata nuk durojnë që të kritikohen institucionet për gabimet e tyre, nuk duan që ato të përmirësohen. Ata nuk duan që ne të mbrojmë të drejtat tona, dinjitetin njerëzor, edhe atëherë kur zbulohet se shteti nuk e ka bërë detyrën e tij”, tha e reja aktiviste për mediat ne proteste.

Librashitësja Doris, e mbështeste kolegun duke thënë arsyeja e ardhjes së saj në protestë është e njëjtë:

“Mendoj se njerëzit që gjykohet ata po i supozojnë fajtorë prej veprimeve të tyre të mëparshme që nuk ishin të jashtëligjshme. Për mua ky është kriminalizim i një profili të caktuar kundërshtarësh, që e konsideroj të patolerueshme”.

Një tjetër protestuese që nuk dha emrin e saj u shpreh:

“Njerëzit që po gjykohen këtu sot janë mbajtur në burg, disa në kushte izolimi, sikur të shin njerëz të rrezikshëm”.

“Kjo megjithse sepse në dosjen e tyre thuhet qartë se nuk kishin qëllime apo plane konkrete. Kjo është skandaloze, është anormale.”

FOTO GALERI
2/5
Mësuesi në pension Alain, tha se vendi po humbet demokracinë e tij prej mbikqyrjes absurde të çdo lëvizjeje nga autoritetet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA