“Bravo djema, punë e mirë”, publikohet audio e bisedës së arbitrave për golin e anuluar të Liverpool

03/10/2023 21:53

Goli që iu anulua Liverpool kundër Tottenham shkaktoi shumë polemika në Angli.

Luiz Diaz gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 34, por vendimi i anësorit në fushë ishte për pozicion jashtë loje të kolumbianit.

Me kërkesë të Liverpool u publikua edhe audio e bisedave të arbitrave në momentin e marrjes së vendimit. Arbitrat në VAR menduan se vendimi i marrë në fushë ishte ai për të akorduar golin dhe në këtë formë e lejuan arbitrin kryesor të rifillonte loja.

Vetëm pak sekonda më pas kuptuan se ata në fushë kishin akorduar pozicion të parregullt dhe se goli i Diaz ishte anuluar. Arbitrat në VAR kërkuan ndërprerjen sërish të ndeshjes, por kjo ishte e pamundur duke vazhduar kështu lojën me barrën e një vendimi të marrë gabim.

Biseda mes arbirave:

Asistenti i arbitrit 1: Po presim, vonoje fillimin e lojës.

VAR: Pozicion i dyshimtë jashtë loje.

VAR: Po shohim për pozicion jashtë loje.

VAR: Filloje lojën.

Arbitri: Ok, në rregull.

Operatori i përsëritjes filmike: Po kontrollojmë.

Arbitri: Po pres.

Operatori i përsëritjes filmike: Të shohim një kënd tjetër.

VAR: Po, më duhet një vijë 2D.

VAR: Po kjo është perfekte.

Operatori i përsëritjes filmike: Edhe një kënd tjetër.

VAR: Më duket se është Romero.

Operatori i përsëritjes filmike: Mendoj se ky është këndi i duhur, a je i lumtur me këtë pamje?

VAR: Po.

VAR: Kontrolli përfundoi.

Asistenti i arbitrit 1: Nisim lojën.

Arbitri: Urime.

VAR: Faleminderit.

Arbitri: Punë e mirë djem.

Operatori i përsëritjes filmike: Prisni, prisni, vendimi i fushës ishte pozicion i parregullt.

Operatori i përsëritjes filmike: A jeni të lumtur me këtë?

Asistenti i VAR: Goli në pozicion të parregullt është vendimi i gabuar.

VAR: Çfarë?

Operatori i përsëritjes filmike: Vendimi i fushës ishte pozicion jashtë loje, a jeni të kënaqur me këtë pamje? Është në pozicion të rregullt, imazhi që treguam është në pozicion të rregullt.

Asistenti i VAR: Gol në pozicion të parregullt.

Operatori i përsëritjes filmike: Vendimi në fushë ishte për pozicion të parregullt, a jeni të kënaqur me këtë pamje? Këtu është në pozicion të rregullt, është në pozicion të rregullt.

Operatori i përsëritjes: Vononi fillimin e lojës sepse është në pozicion të rregullt.

VAR: Nuk mund të bëjmë më asgjë.

Operatori i përsëritjes: Vononi fillimin e lojës, ndaleni atë.

VAR: Loja filloi, nuk mund të bëjmë më asgjë.

Asistenti i VAR: Po, e vërtetë, loja filloi./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA