Zjarri shkatërron ndërtesën gjigante të drejtorisë së policisë në Egjipt (fotot)

02/10/2023 18:56

Një zjarr masiv që shpërtheu papritur mbrëmë vonë ka shkatërruar ndërtesën e drejtorisë rajonale të sigurisë në qytetin egjiptian Ismailia.

40 të plagosur janë raportuar nga në orët e para të së hënës nga zjarri që shkatërroi ndërtesën tetë-katëshe rreth 110 km në verilindje të kryeqytetit Kairo.

Shumë njerëz shiheshin të bllokuar duke kërkuar ndihmë nga dritaret, teksa megjithë orën e vonë ndërtesa ishte e mbushur me oficerë te policisë.

Forcat e emergjencës përdorën vinça te larte për të shpëtuar njerëzit, sipas pamjeve të shpërndara në rrjetet sociale.

Për fat nuk u raportua për viktima megjithë zjarrin gjigant që u përhap shpejt në fasadat e jashtme të godinës.

Ministria e shëndetësisë tha se shumica e njerëzve ishin trajtuar në vendngjarje dhe 30 ishin dërguar në spitalin e Ismailia dhe të Suezit, të cilët ishin plagosur nga djegie ose thithje e tymi të zjarrit.

Zyrtarët thanë se hetime kishin nisur mbi shkakun e flakëve dhe se do të niste një “rishikim strukturor i sigurisë”.

Zjarri në Ismailia përfshiu një dhjetra godinat e rikstrukturuara të policisë gjatë dekadës së fundit.

Në mars 2021, të paktën 20 njerëz u vranë në një fabrikë pranë kryeqytetit.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA