Dy avionë Canadair po punojnë për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit që vijon prej disa ditësh në Darzezë të Fierit.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se avionë Canadair CL-415 po ndihmojnë me hedhje uji në ndihmë të 20 efektivëve të MZSH Fier, 40 forcave të FA dhe mjeteve të përfshira në këtë aksion për shuarjen e zjarrit.

Dy avionë Canadair CL-415 po punojnë për shuarjen e flakëve në vatrën e zjarrit në Darëzezë.
Presim që shumë shpejt, bashkë me punën nga terreni të 20 efektivëve të MZSH Fier, 40 forcave të FA dhe mjeteve të përfshira në këtë aksion, vatra të izolohet tërësisht!“-njofton Ministria e Mbrojtjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA