Sot ka nisur viti i ri akademik, ku rreth 20 mijë studentë do të ulen për herë të parë në bankat e universiteteve.

Në qytetin e Korçës dy programet e “Filozofi Sociologjisë” dhe “Ekonomiksit” të cilat nuk kanë asnjë student të regjistruar në Universitetin e Korçës, do të pezullohen, ndërkohë që senati akademik do të shqyrtojë rast pas rasti edhe disa programe të tjera të cilët kanë më pak se 10 studentë, për të vendosur nëse do të mbyllen ose jo.

Këtë vit në Korçë janë regjistruar për herë të parë 530 studentë.

“Shifra e regjistrimeve ka arritur në një shifër rekord nga ato që prisnim në mjaft programe që vitin e kaluar ishin të rrezikuara ndërsa sot janë në limitet e së përkryerës, pra të maksimales. Natyrisht që në tregun e ashpër të arsimit të lartë, ka dhe programe që kanë më pak regjistrime, por kjo nuk i takon rektorit, është senati akademik që vendos nëse me numrin e regjistrimit deri në fund të raundit të dytë që përfundoi dje, do të vazhdojnë si programe apo do të pezullohen përkohësisht. Në dijeninë time janë dy programe që janë me minimum që është “Filozofi Sociologjisë” dhe Ekonomiksi”, ndërsa tek Shkencat e Natyrës, programet e Matematikës dhe Fizikës janë me shifra të ulëta. Meqë këto programe janë të përafërta shumicën e leksioneve i zhvillojnë bashkë, natyrisht që ato mund të funksionojnë sepse kanë në përqindjen më të madhe 80-90% të programeve i kanë njëlloj”, është shprehur rektori Dhimitri Bello.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA