Turqia sulmon kurdët/ Shkatërrohen 20 shënjestra, hakmarrje për bombën në ministri

02/10/2023 11:58

Disa orë pas shpërthimit vetëvrasës pranë ministrisë së saj të brendshme, Turqia ndërmori një seri sulmesh ajrore kundër rebelëve kurdë në veri të Irakut.

Ankaraja zyrtare njoftoi se 20 shënjestra janë shkatërruar dhe shumë militantë të grupit të ndaluar Partia Popullore e Kurdistanit (PKK) janë “neutralizuar”. PKK e pohoi se mëngjesin e së dielës qe kryer një sulm kamikaz nga një grup i lidhur me të në kryeqytetin turk. Një sulmues i dytë u vra nga policia dhe dy zyrtarë policorë janë plagosur.

PKK-ja konsiderohet grup terrorist në Turqi, Shtetet e Bashkuara, Britani të Madhe dhe Bashkimin Evropian. Ministria turke deklaroi se në mësymjen e saj u shënjestruan depo dhe bunkerë të përdorur nga PKK-ja. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan e ka përshkruar sulmin në Ankara si “grahmat e fundit të terrorizmit”.

“Personat që kanë synuar ta cenojnë paqen dhe sigurinë e qytetarëve tanë, nuk e kanë arritur qëllimin e tyre dhe nuk do të arrijnë kurrë”, deklaroi ai. PKK-ja me rrënjë marksisto-leniniste, u krijua në vitet ’70 dhe në 1984-tën nisi një luftë të armatosur kundër Qeverisë turke me kërkesën e krijimit të një shteti të pavarur kurd brenda Turqisë.

Në vitet ’90, megjithatë, grupi u tërhoqa nga këto pretendime dhe u fokusua tek apelet për më shumë autonomi për kurdët. Konflikti mes tij dhe Turqisë kushtoi 40 mijë jetë njerëzish në rrjedhe e viteve. Për sulme të kohëpaskohshme raportohet pas dhënies fund të një armëpushimi, në korrik të vitit 2015.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA