25/11 08:49
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë të nivelit të lartë në Kroaci.
Kreu i qeverisë u prit me ceremoni zyrtare nga homologu i tij, Andrej Plenković.
Pas ekzekutimit të himneve të dy vendeve, dy kryeministrat vijuan takimin kokë më kokë në ambientet e brendshme të qeverisë kroate.
Në fokus të diskutimeve ishte forcimi i bashkëpunimit ekonomik, por jo vetëm, mes dy vendeve. Në këtë vizitë numri një i qeverisë shoqërohet nga ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies sociale, Albana Koçiu.
Top Channel