Në Bulqizë qentë endacakë janë kthyer në problem serioz për banorët e Lagjes së Vjetër dhe Lagjes së Re.
Burime pranë spitalit të Bulqizës bëjnë me dije se gjatë tre mujorit të fundit në spital janë paraqitur mbi 20 raste nga kafshimet e qenve.
Rasti më i fundi ishte mbrëmë, ku një 65-vjeçare u sulmua nga qentë endacakë, dhe mjekët e spitalit të Bulqizës e nisën me urgjencë drejt Spitalit të Peshkopisë për mjekim më të specializuar.
Siç shihet edhe nga pamjet qentë endacakë, por jo vetëm, edhe kafshët e tjera vërshojnë në pedonalen e Bulqizës.
Shumë prej banorëve shprehen se ndihen të kërcënuar çdo ditë Jo vetëm moshat e treta por të rrezikuar janë edhe fëmijët.
Një tjetër banor shprehet se “jam i detyruar të dal natën të pres pjesëtarët e familjes, të cilët punojnë turni i dytë. Janë të infektuar dhe më sëmundje, dhe kërkohet ndërhyrje urgjente.”
“Po na i sjellin nga rrethet e tjera, ndaj duhet një zgjidhje për këtë rast”, shprehet një tjetër banor.
Top Channel