Policia e Vlorës dhe Renea në aksion, shoqërohen disa persona
02/10/2023 22:17
Policia e Vlorës e mbështetur dhe nga forcat Renea është duke zhvilluar një aksion në lagjen “Pavarësia” në qytetin bregdetar.
Deri tani nuk dihen shkaqet e shoqërimit të rreth 10 personave që ishin kryesisht të rinj, të cilët ndodheshin në një prej lokaleve.
Kujtojmë se prej ditësh në qytetin e Vlorës janë shtuar kontrollet nga policia, si për persona në kërkim, për armëmbajtje pa leje apo dhe makina me xhama të zinj.
Top Channel