Seanca plenare e kësaj të hëne ka nisur me mbajtjen e një minute heshtje për policin e vrarë në veri të Kosovës, Afrim Bunjaku.
Të dielën, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 30 serbësh sulmuan Policinë e Kosovës në veri dhe lanë të vdekur policin Afrim Bunjaku dhe plagosën një tjetër.
Sulmuesit u vendosën më pas në manastirin e Banjskës, ku ndërhynë pas disa orësh forcat e KFOR dhe EULEX, duke çliruar manastirin.
Gjatë aksionit, u vranë tre nga sulmuesit serbë dhe u plagosën dy të tjerë.
Afrim Bunjaku u nderua nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me urdhrin “Hero i Kosovës”, i cili u pranua nga dy djemtë e policit të ndjerë.
Autoritetet e Kosovës akuzojnë Milan Radojçiç se ka organizuar dhe ka qenë pjesë e sulmeve ndaj Policisë në Banjskë. Përmes disa videove të publikuara nga ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, Radojçiç duket në mesin e sulmuesve në ndërtesën ku po qëndronin më 24 shtator.
Top Channel