Një turist zvicerian është shpëtuar nga Policia Kufitare e Vlorës, pasi mbeti i bllokuar për shkak se humbi orientimin teksa ishte duke eksploruar në këmbë gjirin e Shën Andreas.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë organizuar punën për t’i shkuar në ndihmë turistit. Ato kanë bërë të mundur lokalizimin dhe më pas shoqërimin e turistit nga Zvicra, në Dhërmi, me mjetin e Policisë Kufitare.
Turisti, i cili është në gjendje të mirë shëndetësore, ka falënderuar shërbimet e Policisë Kufitare, për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar gjatë ofrimit të ndihmës.
“Policia Kufitare e Vlorës vijon të jetë maksimalisht e angazhuar për të garantuar sigurinë e turistëve dhe vizitorëve që zgjedhin vendin tonë, gjatë gjithë vitit“- thuhet në njoftim.
Top Channel