Gazetari Elton Qyno ka rrëfyer rrugën që ndiqnin personat që merren me punë të tipit vrasje, trafik droge apo trafik të qenieve njerëzore për të komunikuar me njeri tjetrin për punë.

Për “Top Story”, Qyno tha se SKY ECC ndryshe nga telefonat normal siguronte anonimitet psi nuk logoheshe me email apo numër telefoni, por me valë satelitore të cilat bliheshin nga baronët e krimit sikurse qytetarët e thjesht blejnë kreditin e telefonit.

Pjesë nga biseda:

Qyno: “SKY” po ta vësh re ka funksionuar vetëm për dy vjet, nag korriku 2019 deri në mesin e 2021-shit. Dhe vetëm kjo përiudhë kohe, ka bërë që shumë persona që merren me punë të tipit vrasje, trafik droge, trafik të qenieve njerëzore, sigurisht që i ka përthithur ky aplikacion sepse besonin tek fakti që sapo bisedat fshiheshin automatikisht, çdo gjë që ishte folur nuk ishte e ruajtur.

Por në fakt të gjitha bisedat qëndronin në server.

Duma: Mendon se është kjo, apo fakti që kanë komunikuar me kod?

Qyno: Fakti që aplikacioni ka përthithur të gjithë këtë komunitet personash që kërkonin të mbaronin punë kriminale, sigurisht që është për shkak se fshiheshin bisedat dhe komunikimi bëhej përmes kodeve.

Duke u futur kodi në aplikacion, ata nuk logoheshin me email apo emër personal, as me valët e antenës…

Duma: Pra ishin në anonimitet?

Qyno: Duhet thënë edhe diçka që gazetarja nuk e përmendi, këta nuk kishin lidhje me valët e antenës telefonike, këta punonin direkt me valë satelitore.

Ai nëse fliste nga Tirana, nuk lokalizohej përmes analizës së qelizës telefonike, përmes antenës, psh: këtu jemi ne në Kashar dhe ta lidhte antenë pas antene dhe ta gjurmonte.

Duma: po si lidhej kjo me satelitin?

Qyno: Kishte valë të posaçme satelitore dhe për këto valë kishte një tarifë që paguhej. Siç paguajmë ne muaj për muaj telefonin, ashtu paguheshin edhe valët satelitore.

Duma: Nga kaq sa the, a të shkon mendja se mund të jetë bekuar nga dikush përsakohë lidhet me satelitin sepse nuk mendoj se një kompani celulare…

Fakti që një individ shpik diçka dhe ja jep masës për ta përdorur, domosdoshmërisht që ai individ ka shpikur edhe një mjet tjetër për të kontrolluar të gjithë këtë hapsirë me qëllim interceptimin e bisedave apo komunikimeve që ata kryenin përmes aplikacionit.

Kështu mendoj unë, por ajo çka është publike tashmë është se Franca ka hakeruar këtë sistem dhe ka zbuluar kodet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA