Mes dhjetra pasarelave të këtij viti në Javën e Modës në New York një prej tyre është bërë biseda e qytetit, por jo prej modeleve apo kostumeve të tyre por prej organizatores në liri me kusht që prezantonte eventin me byrzylyk elektronik gjurmues në kavilje.
Në tarracën e një ndërtese banimi në zonën ekskluzive të East Village, Anna Sorokin, mashtruesja e famshme ruse e cila ka nxitur krijimin e një seriali filmi me historinë e saj, duket se ka pësuar një transformim të jashtëzakonshëm kohët e fundit.
Për te duken shumë larg tashmë kohët e seancave të rënda gjyqësore dhe veshje të zymta kur gjykohej për mashtrime financiare prej më shumë se $250,000 me eksponentë të artit e aristokracisë në New York.
Tashmë në vend të tyre vijnë veshjet e stilit, takat e larta makijazhi joshës, nga ish mashtruesja e dënuar që pretendonte se ishte trashëgimtare gjermane e një fodi shumë-milionësh.
Shfaqja e modës ‘Danger Zone’ e organizuar prej saj është vetmë një nga eventet e profilit të lartë të biznesit që janë organizuar prej saj, teksa Sorokin përpiqet të fitojë të drjetën të qëndrojë në SHBA.
“Sigurisht që jam penguar për zgjedhjet e bëra në të kaluarën”, tha Sorokin në një intervistë telefonike nga apartamenti saj, nga ku nuk lejohet të dalë përveçse për të takuar zyrtarin e lirisë me kusht dhe ato të emigracionit.
“Po përpiqem të qëndroj e angazhuar sa mundem, por nuk është e thjeshtë.
Kësaj jave mbushej gati një vit që kur Sorokin e lindur në Moskë, bijë e një shoferi rus, u la e lirë me kusht nga burgu i Orange County, New York.
Më parë ajo përdorte emrin e trashëgimtares së rremë Anna Delvey, dhe tani duket se po përdor famën e saj edhe pse negative, për të tërhequr mundësi biznesi, mes të cilave dhe një transmetim në rrjet me aventurat e mashtrimeve, të quajtur “Anna Delvey Show”.
Në transmetimin e saj Sorokin thotë se diskuton me të ftuar të shquar për të kaluarën e saj kriminale si dhe flet për reputacionin e saj të mashtrueses dhe tentativat e rehabilitimit të imazhit.
Gruaja shton se po planifikon një shfaqje arti me krijimet e saj artistike të quajtur në mënyrë provokuese House Arrest, me çmime që variojnë nga 10 000 deri në 30 000 dollarë punimi.
“Punimet janë për ato që kam kaluar në të shkuarën si dhe me eksperiencën e kufizimit në banesë. Nuk është se jam një person klaustrofobik por kur mbetesh shumë vetëm dhe brenda, kjo mund të të bjerë në kokë.”
Top Channel