Kryeministri i Kroacisë: Mbështesim Shqipërinë në rrugën drejt BE-së! Pse nuk dënohet Serbia?!

02/10/2023 15:18

Kryeministri kroat, Andrej Plenković, gjatë konferencës së përbashkët me Kryeministrin, Edi Rama ka konfirmuar mbështetjen e Kroacisë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.

“Ne jemi një prej vendeve të BE-së që bëjmë avokatin më të madh të Shqipërisë. Dëshira jonë është që të rrisim investimet në Shqipëri. Ne nuk kemi kufij që na ndan, por jemi fqinj. Kemi kompani që investojnë në të dyja vendet dhe dëshirojmë të shtyjmë tutje interesa të tilla. Kroacia me pozitën e vet si anëtare e BE-së do të ketë një rol, ku do të jetë një prej shtytësve të integrimit të përshpejtuar të fqinjëve tanë në BE. Kemi folur dhe do të flasim për situatën në rajon dhe presim që raporti i i KE-së do të përfshijë dhe shumë aspekte të tjera. I gëzohem avancimit të bisedës dhe vizitës së shpejtë që do të mbajmë në Tiranë”-tha kryeministri kroat.

Ai u ndal edhe në ngjarjen, në veri të Kosovës, për të cilën tha se dënon sjelljen e Serbisë, për të cilën kërkoi masa të menjëhershme.

“Kroacia e dënon me forcë vrasjen e policit në Kosovë. Ne e konsiderojmë këtë ngjarje incident serioz. Dëshiroj të destabilizojë paqen dhe natyrisht nuk mund të mos e shohim në kontekstin gjeostrategjik. Reagimet e tyre duhet të jenë të qarta dhe të forta dhe të përkrahim institucionet e Kosovës. Duhet të ketë përpjekje maksimale për të parandaluar çdo lloj eskalimi të gjendjes. Aktorët e BE-së i kanë dërguar mesazhe të qarta Serbisë, e cila duhet tu përmbahet. Komisioni Eurpian ka marrë masa në dëm të Kosovës para disa muajsh. Këto masa janë ndërmarrë edhe pa aprovimin e disa vendeve të BE-së, por i propozoi Lajçak,Po tani pse nuk bën një propozim për të ndëshkuar Serbinë.’- tha Plenkoviç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA