Ministria e Shëndetësisë Albana Koçiu dhe homologu i saj kroat, Vili Beros, kanë nënshkruar Planin e Bashkëpunimit në fushën e Shëndetësisë dhe atë të Mjekësisë për vitet 2024 – 2026, bazuar në Marrëveshjen dypalëshe të nënshkruar në Tiranë më 27 tetor 2003.

Plani i ri i bashkëpunimit u nënshkrua sot në Zagreb nga Koçiu dhe Beros në kuadër të vizitës zyrtare që delegacioni shqiptar i kryesuar nga kryeministri Rama po zhvillon në Kroaci.

Shqipëria dhe Kroacia do të thellojnë bashkëpunimin dypalësh në fushën e shëndetësisë në disa aspekte me interes reciprok kryesisht në fushat si: kujdesi shëndetësor parësor, edukimi dhe kërkimi shëndetësor, shëndetësia elektronike dhe siguria kibernetike, turizmi shëndetësor dhe shërbimi i urgjencës mjekësore.

Ministrat e Shëndetësisë së Kroacisë dhe Shqipërisë janë të vendosur për thelluar bashkëpunimin edhe për Programin e Transplantit si dhe produktet medicinale dhe pajisje mjekësore.

Koçiu dhe homologu Beros u dakordësuan që të shtrijnë bashkëpunimin edhe në fushat e tjera të si, shkëmbimi i infomacioneve për programet shëndetësore, shkëmbimin e botimeve dhe literaturës edukative për shëndetin në përputhe me nevojat dhe aftësitë e palëve, shkëmbim të ekspertëve dhe grupeve të studimit, programet afat-shkurtëra të bashkëpunimit; pjesëmarrja e përfaqësuesve dhe ekspertëve të palëve në aktivitete shkencore dhe në projektet e ndërmarra; trajnime të specializuara për punonjësit shëndetësorë dhe akordimin e bursave për specializantë nga Shqipëria në Kroaci.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA