SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish-zyrtarin e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor Marvin Mersini, i cili akuzohet për korrupsion pasiv.
SPAK njofton se në bashkëpunim me Policinë e Shteti dhe BKH, kanë përfunduar hetimet dhe dërguar për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, çështjen Marvin Mersini.
Nga hetimet, Marvin Mersini duke qenë në detyrë si inspektor i Shëndetësisë, ka ushtruan presion pranë një subjekti tregtar në Tiranë, duke pretenduar se ky biznes nuk kishte liçensimin e duhur për vijimin e aktivitetit. Në të kundërt biznesi do të paguante gjobën, e cila në këto raste shkonte deri në 1.000.000 lekë, si dhe me mbylljen e biznesit deri në likuidimin e kësaj mase administrative. Kjo ngjarje ka ndodhur më datë 24 maj të këtij viti.
Më tej i pandehuri i ka thënë administratorit të subjektit tregtar se “një problem i tillë” mund të zgjidhej kundrejt përfitimit të parregullt, vetëm pas marrjes prej tij të gjysmës së shumës së gjobës që vihet në raste të tilla, e më konkretisht të shumës prej 500.000 (pesëqind mijë) lekë, por me kusht që një pjesë e kësaj shume monetare duhej të paguhej brenda 24 orëve, ose në të kundërt do vijohej me procedurat administrative të aplikimit të gjobës dhe mbylljes së aktivitetit deri në likujdimin e masës administrative.
Mersini akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Ish-inspektori u arrestua më datë 25 maj, me mjetin me të cilin po udhëtonte, që ju sekuestrua dhe shuma monetare prej 200.000 (dyqind mijë) lekësh, e përftuar prej tij në mënyrë të paligjshme.
Top Channel