Gazetarët hyjnë në qendrën e zbrazur të Nagorno Karabak të shoqëruar nga ushtria azere (fotot)

02/10/2023 19:30

Gazetarë të huaj u shoqëruan sot në Stepanakert, i njohur nga azerët si Khankendi, qendra e rajonit të kontestuar e Nagorno-Karabak, e cila është thuajse zbrazur tashmë nga popullsia etnike armene pas konfliktit.

Disa zyrtarët separatistë armenë thanë sot se do të qëndronin në rajon pas ofensivës ushtarake të Azerbaixhanit, ndërsa disa përplasje të tjera me armë ishin raportuar në rajonet kufitare.

Zyrtarët armenë thonë se 200 njerëz janë vrarë në përplasjet me Azerbaixhanin muajin e shkuar, përfshi dhe rreth 25 të vrarë nga shpërthimi i një depoje karburanti të rrethuar nga njerëz që prisnin të largoheshin pas konfliktit.

Pas gati tre dekadash të kontrollit armen të rajonit, forcat pranuan të dorëzonin armët pas operacionit të fundit ushtarak të Bakut.

Tashmë thuajse të gjithë 120,000 banorët armenë të rajonit malor janë larguar nga Karabaku.

Lideri i rezistencës armene Samvel Shahramanyan tha sot se do të qëndrojë në Stepanakert me një grup zyrtarësh “derisa të mbarojnë operacionet e kërkimit të të vrarëve dhe të humburve të konfliktit”.

Ndërsa qeveria armene tha se po fokusohet në ndihmën ndaj atyre që po largohen për t’u vendosur në Republikën e Armenisë.

Zyrtari separatist Artak Beglaryan tha se mes armenëve të mbetur në Karabak ishin vetëm “zyrtarë, shërbime emergjence dhe disa persona me nevoja të veçanta”.

Gazetarët e rrjetit AFP thanë se në qytet ishte lejuar dhe një karvan mjetesh të punonjësve të ujësjellësit dhe të komunikimeve.

Automjetet shoqëroheshin te gjitha nga mjetet ushtarake azere.

FOTO GALERI
4/5
Zyrtari separatist Artak Beglaryan tha se mes armenëve të mbetur në Karabak ishin vetëm “zyrtarë, shërbime emergjence dhe disa persona me nevoja të veçanta”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA