Këto janë pamjet nga fshati Darëzezë dhe Pishë Poro të Fierit, ku dy avionët Canadair po shuajnë flakët, të pranishme në zonë prej një jave.
500 ha pyll me pisha janë shkrumbuar tashmë, ndërsa ndërhyrja nga ajri ishte zgjidhja e vetme për shuarjen e flakëve, për shkak të terrenit të vështirë.
Shqipëria kërkoi ndihmën e mekanizmit europian të mbrojtjes civile, thirrje të cilës Greqia iu përgjigj pozitivisht.
Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se avionët Canadair CL-415 po ndihmojnë me hedhje uji në ndihmë të 20 efektivëve të MZSH Fier, 40 forcave të FA dhe mjeteve të përfshira në këtë aksion për shuarjen e zjarrit.
Nga pamjet me dron, shihen pjesë të mëdha toke tërësisht të shkrumbuara, ndërsa tymi ka mbuluar qiellin.
Top Channel