![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/900-0-1731682509x900-0-1731682278xputin-scholz-409-604_sd-800x450.jpg)
13/02 08:30
Danimarka do të kontribuojë me 100 milionë korona daneze ose 11.6 milionë paund në një urdhër të përbashkët evropian për municione sipas skemës së BE-së për të ndihmuar Ukrainën.
Lajmi është konfirmuar nga ministrja daneze e mbrojtjes. Shtatë vende të BE-së kanë urdhëruar dërgimin e predhave të artilerisë 155 mm në Ukrainë, për të rimbushur rezervat e varfëruara perëndimore, tha Agjencia Evropiane e Mbrojtjes javën e kaluar.
“Me heqjen e rezervës së mbrojtjes së BE-së vitin e kaluar, Danimarka ka mundësinë të marrë pjesë plotësisht në bashkëpunimin evropian të mbrojtjes, duke përfshirë EDA“- tha ministri i mbrojtjes, Troels Lund Poulsen.
Municioni pritet të dorëzohet gjatë vitit 2024.
Top Channel