BE-ja ka propozuar një “zarf dypalësh” prej 5 miliardë eurosh për mbrojtjen e Ukrainës për vitin e ardhshëm, tha shefi i politikës së jashtme, Josep Borrell.
“Shpresoj se mund të arrijmë një marrëveshje përpara fundit të vitit”- u shpreh Borrell në një konferencë për shtyp në Kiev së bashku me ministrin e jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kaluba.
“BE-ja mbetet e bashkuar në mbështetjen e saj ndaj Ukrainës dhe ai nuk priste të shihte ndonjë shtet anëtar që do të kundërshtonte angazhimin e tyre”- tha Borrell.
Komentet e shefit të politikës së jashtme të BE-së vijnë mes shqetësimeve që Sllovakia dhe Polonia mund të ndërpresin kontributet e tyre në mbrojtjen e Ukrainës.
Polonia, e cila zgjedh një parlament të ri më 15 tetor, ka thënë se nuk do të pajtohet më me dërgesat e reja të armëve në Kiev për të rindërtuar rezervat e veta, ndërsa Sllovakia sapo ka parë zgjedhjen e ish-kryeministrit Robert Fico, axhenda pro-ruse e të cilit ka vënë në pikëpyetje mbështetjen e vazhdueshme të vendit të tij për Ukrainën.
Top Channel