Kryeministri Edi Rama e ka dënuar sulmin terrorist në Ankara të ndodhur këtë mëngjes.

“Sulmi terrorist në Stamboll është një akt i neveritshëm qyqarie që Shqipëria e dënon ashpër. Ai duhet të ndihmojë shumë në Evropë që të kuptojnë dhe mbështesin më mirë Turqinë në luftën e saj kundër terrorizmit”, shkruan Rama.

Veç Ramës ka reaguar edhe ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani.

“I shqetësuar nga lajmet për sulmin në Ankara. Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me Turqinë dhe dënon të gjitha format e terrorizmit”, shkruan ai.

Turqia është tronditur mëngjesin e kësaj të diele, pas një shpërthimi me bombë në afërsi të ndërtesave shtetërore të Ankarasë, njëkohësisht ka pasur edhe të shtëna me armë.

Ministria e Brendshme njoftoi se dy “terroristë” kryen një sulm me bombë para ndërtesave të ministrive, teksa shtoi se njëri prej tyre u vra nga shpërthimi, ndërsa tjetri u arrestua nga forcat turke.

Top Channel