Presidenti Begaj ka reaguar pas sulmit terrorist në Ankara.

Shpërthim ndodhi para godinës së Gjysmëhënës së Kuqe të Ministrisë së Punëve të Brendshme, pasuar nga të shtëna me armë zjarri.

Ngjarja ndodhi rreth orës 09.30, ku dy oficerë policie u plagosën lehtë.

Bajram Begaj shprehu solidaritetin me popullin dhe qeverinë turke për dënimin me forcë të akteve terroriste të të gjitha formave. Ai tha se akte të tilla terroriste janë qasje të një bote të vjetëruar.

“Ndaj shqetësimin e madh për aktin terrorist të ndodhur në rrethinat e Parlamentit turk në Ankara ditën e sotme, kur për pasojë pati disa të plagosur nga radhët e forcave të policisë turke.

Shpreh solidaritetin tim të palëkundur me popullin dhe qeverinë turke për dënimin me forcë të akteve terroriste të të gjitha formave, të cilat sjellin shqetësim dhe kaos për rendin dhe qetësinë qytetare e më gjerë.

Akte të tilla terroriste janë qasje të një bote të vjetëruar dhe bien ndesh me parimet dhe vlerat e botës moderne”, tha Begaj në një postim në Facebook.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA