Sulme terroriste në Turqi, shpërthime para godinave qeveritare! Ministri: Njëri prej tyre hodhi veten në erë

01/10/2023 15:00

Turqia është tronditur mëngjesin e kësaj të diele, pas një shpërthimi me bombë në afërsi të ndërtesave shtetërore të Ankarasë, njëkohësisht ka pasur edhe të shtëna me armë.

Gjatë momentit të shpërthimit në zonë ka pasur lëvizje, përfshirë këmbësorët dhe makinat. Menjëherë pas shpërthimit ata janë larguar me shpejtësi.

Ministria e Brendshme njoftoi se dy “terroristë” e kryen një sulm me bombë para ndërtesave të Ministrive, teksa shtoi se njëri prej tyre u vra nga shpërthimi, ndërsa tjetri u arrestua nga forcat turke.

 “Dy terroristë që erdhën me një automjet para portës së Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë, kryen një sulm me bombë dhe njëri prej terroristëve hodhi veten në erë”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Ali Yerlikaya.

Si pasojë e sulmit dy oficerë të policisë turke u plagosën lehtë, gjatë incidentit që ndodhi në orën 9:30. Në të dhënat paraprake autorët kanë mbërritur në objektivin e sulmit me një makinë të vogël.

Pamjet e sigurisë të incidentit të siguruara tregojnë një automjet të vogël në të cilin ishin terroristët, e më pas janë ngadalësuar pranë portës së ndërtesave. Njëri prej tyre doli fillimisht nga makina e më pas edhe personi tjetër. Terroristi me shpejtësi vepron duke u afruar më pranë objektivit dhe menjëherë ka shpërthyer bombën, që i mori jetën.

Më pas aksioni policor ka nisur për të neutralizuar personin tjetër, bashkëpunëtor në krim. Ata kanë rrethuar menjëherë pas njoftimit vendin e ngjarjes të armatosur kanë nisur punën për kapjen e tij. Gjatë kësaj kohe ka pasur shkëmbim plumbash.

Në informacionet e publikuara nga mediat turke, terroristët më parë kanë vrarë pronarin e makinës. Viktimën me profesion veteriner, e kanë qëlluar në kokë, trupin e kanë lënë në një ambient të hapur dhe i kanë vjedhur makinën, duke u larguar më pas.

Në pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes shihen ekipet e shpëtimit duke punuar pranë një mjeti të parkuar. Ndërkohë momente të tjera të publikuara nga momenti i aksionit policor, të cilët shihen duke neutralizuar autorin tjetër që arriti të mbijetojë.

Nuk dihet deri tani se kush mund të jenë sulmuesit, ndërsa pistat kryesore të hetimit mbeten grupet militante kurde dhe të ekstremit të majtë, si dhe Shteti Islamik, që kanë bërë të njëjtat veprime më parë në Turqi.

 

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA