Vendimi i presidentit serb Aleksandar Vuçiç për të vendosur trupat ushtarake pranë kufirit me Kosovën nxiti reagime të shumta, përfshirë edhe ndërkombëtarët.

Në lidhje me këtë situatë Kosova i kërkoi Serbisë të largojë trupat nga kufiri i vendit, menjëherë pas shqetësimit të SHBA-së.
Për këtë situatë të tensionuar, e cila nisi fill pas vrasjes së policit të Kosovës Afrim Bunjaku në veri, qeveria ka qenë në kontakte të vazhdueshme me Amerikën për shkak të kërcënimit serioz nga Serbia.

Qeveria e Kosovës me anë të një njoftimi, teksa në fokus mbajti presidentin Vuçiç, i kërkoi atij dhe institucioneve serbe tërheqjen e menjëhershme të trupave ushtarake nga kufiri.

Në reagimin e tij, John Kirby, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, gjatë së premtes deklaroi se Shtetet e Bashkuara po vëzhgojnë një grumbullim të madh ushtarak të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën, që përfshin artileri të avancuar, tanke dhe njësi ushtarake të mekanizuara, për të cilat bëri një reagim për largimin e trupave dhe për të dhënë kontribut në uljen e tensioneve.

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Josep Borrell, i indinjuar tha se grumbullimi i forcave ushtarake serbe në afërsi të kufirit me Kosovën është shumë shqetësues dhe duhet të ndalet menjëherë.

Pas presionit të madh ndërkombëtar, Aleksandar Vuçiç bëri një hap pas, duke njoftuar se do të tërheqë forcat ushtarake të vendosura pranë kufirit me Kosovën. Ndër të tjera ai ka shtuar se nuk ka ndërmend të urdhërojë ushtrinë që të kalojë kufirin me Kosovën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA