Vijojnë ende të jenë aktive vatrat e zjarrit në masivin pyjor të zonës së mbrojtur në Pishporo.

Aktualisht në terren janë aktive rreth 30 vatra zjarri, për neutralizimin e të cilave janë të angazhuara 8 mjete zjarrfikëse, efektivët e forcave të armatosura, forca të ADMZ, 50 forca mbështetëse të bashkisë dhe dy buldozerë, nga të cilët një i Forcave të Armatosura dhe një i bashkisë, të cilët po hapin rrugët në pyllin e dendur për të mundësuar ndërhyrjen e forcave operacionale.

Sipas prefektit Lefter Shehaj, vatrat vijojnë të jenë aktive, me intensitet më të ulët gjatë orëve të pasdites, ndërkohë që ato riaktivizohen herë pas here, të favorizuara nga era e fortë duke u përhapur në zona të ndryshme sipas drejtimit të erës.

Po sipas prefektit Shehaj falë angazhimit të strukturave operacionale është siguruar mbrojtja e banesave, njësive ekonomike, parcelave me pemëtore e ullishte në kufi të zonës pyjore, teksa zjarri masiv prej 5 ditëve e ka konsideruar katastrofë mjedisore jo vetëm për shkak të sipërfaqes së konsiderueshme të përshkruar nga vatrat e zjarrit, por edhe për ndotjen e ambientit në të gjithë zonën e mbuluar nga tymi prej 5 ditësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA