Zjarret në Pishporo jashtë kontrollit, drejtori i Emergjencave Civile tregon arsyen pse nuk po operon helikopteri

30/09/2023 12:24

Zjarret në Pishporo në Fier kanë dalë jashtë kontrollit dhe po vazhdojnë të përhapen gjithnjë e më shumë për shkak të rrymave të forta të erës të cilat kanë aktivizuar të gjitha vatrat e zjarrit.

Situata sa vjen dhe po përkeqësohet dhe deri më tani janë djegur rreth 400 hektarë tokë. Forcat e ushtrisë dhe ato zjarrfikëse janë tërhequr pasi zjarri ka marrë përmasa shumë të mëdha, të cilat mund të rrezikojë dhe jetën. Ato operojnë vetëm në orët e para të ditës ose në pasditen e vonë. Sipas prefektit të qarkut të Fierit Lefter Shehaj disa forca të ushtrisë dhe zjarrfikës janë vendosur afër fshatit për të patur në kontroll banesat dhe arat me të mbjella.

Ndërsa drejtori i Emergjencave Civile Haki Cako në një deklaratë për mediat, është shprehur se helikopteri nuk ka filluar operimin e tij për shuarjen e zjarreve pasi gjatë gjithë verës ka qenë në operacion dhe ka një kohë remonti, i cili është i domosdoshëm dhe nuk mund të ngrihet pa plotësuar orët e shërbimit.

“Zjarret masive në pyje të tilla edhe në vendet me potenciale shumë herë më të fuqishme sigurisht kanë vështirësitë e veta edhe këtu ka pasur dhe ka vështirësitë e veta. Përsa i përket operimit, ne kemi vlerësuar situatën, por për shkak të kohës në operim të helikopterit i cili ka qenë gjatë gjithë verës në operacion, ka një kohë remonti, i cili është domosdoshmëri, nuk mund të ngrihet pa plotësuar ato orë shërbimi dhe është në kushtet e shërbimit të tillë. Gjithsesi ne jemi prapë duke vlerësuar këtë situatë, nëse do të dalë e nevojshme të orientojmë dhe adresojmë mbase dhe kërkesa të tjera për mbështetje”, u shpreh drejtori i Emergjencave Civile Haki Cako.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA