Situata e zjarreve në Fier sa vjen dhe po bëhet më e vështirë.

Sot tokat bujqësore janë përpirë nga flakët, një situatë mjaft dramatike, ku forcat e armatosura dhe zjarrfikësit po luftojnë për të ndaluar përhapjen zjarrit më tej.

Nga pamjet e publikuara shihet puna e palodhshme e forcave të armatosura dhe zjarrfikësve të cilët po vendosin dhe jetën e tyre në rrezik, për të përshkallëzuar përhapjen e zjarrit në tokat me të mbjella.

Sot është dita e pestë e betejës me flakët në masivin pyjor te Pishporos, situata sa vjen e përkeqësohet, për shkak të erës së fortë e cila ka aktivizuar të gjitha vatrat e zjarrit, ndërkohë që efektivët e forcave të armatosura janë tërhequr në pamundësi operimi. Ato operojnë vetëm në orët e para të ditës ose në pasditen e vonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA