Tragjedia e nëndetëses OceanGate do të kthehet në film për aventurën drejt Titanikut (fotot)

30/09/2023 15:34

Raportimet e fundit thonë se një film ka nisur të krijohet për tragjedinë e nëndetëses milionere OceanGate që kërkonte të hetonte rrënojat e Titanikut, që pritet të hedhë dritë mbi misionin e saj dhe atë çfarë shkoi keq në lundrimin fatal.

Duke nisur aktualisht me titullin ‘Salvaged’ (E shpëtuar), filmi për nëndetësen e Titanikut do të fokusohet mbi lundrimin pesë-ditor të makthit drejt rrënojës së anijes së famshme, para se të humbisnin kontaktet me mjetet në sipërfaqe dhe të zhdukeshin, pak e shumë siç ndodhi dhe me kroçerën misterioze që kërkonin.

Hipotezat thonë se nëndetësja ka shpërthyer, teksa regjizori E Brian Dobbins është krijuar adaptimin e periudhave “para, gjatë dhe pas tragjedisë pesë-ditore”.

Skenaristi Justin MacGregor e ka krahasuar tragjedinë e nëndetëses me atë të anijes kozmike” Challenger.

Data e përfundimit ende nuk është bërë publike teksa njoftohet se puna për filmin ka nisur shpejt, rreth tre muaj pas tragjedisë.

Skenaristi Jonathan Keasey tha se “cikli i pandashëm i mediave për ngjarjet mund të shkatërrojë jetën e shumë njerëzve pa një proces të plotë gjykimi. E vërteta është ajo që ka rëndësi, bota duhet të njohë të vërtetën, dhe jo vetëm karremin e hidhur që na ngjeshin në fyt ata që kërkojnë pesë minuta famë”.

Ndërsa MacGregor shtonte: “Tragjedia e Titan është e ngjashme me atë të anijes Challenger në 1986: që ne nuk do të harrojmë kurrë.”

Pesë pasagjerët e nëndetëses pushuan se ekzistuari brenda disa sekondave, shkruan rrjeti The Guardian.

Pesë pasagjerët përfshi dhe kreun e nëndetëses Stockton Rush, raportohet se janë vrarë nga një shpërthim i brendshëm, që një ekspert përshkruante si ‘një bombë me sahat’.

Ish-konsulenti i projektit Rob Mccallum, tha se nëse ka ndodhur shpërthimi që flasim, ata janë zhdukur në dy milisekonda, në një kohë kur truri i njeriut kërkon 25 milisekonda për të përceptuar një kërcënim.

Zhurmat thonë se regjizori i filmit do të jetë James Cameron, i cili ka qenë dhe regjizor i ‘Titanic’, edhe pse deri tani ai ka refuzuar supozimet e përfshirjes.

Duke folur në rrjetin Twitter, regjizori shkruante: “Zakonisht nuk i përgjigjem zhurmave në media por kësaj here duhet ta bëj, nuk do të përfshihem në filma për  OceanGate”.

FOTO GALERI
2/3
Data e përfundimit ende nuk është bërë publike teksa njoftohet se puna për filmin ka nisur shpejt, rreth tre muaj pas tragjedisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA