Rritja e çmimeve të ushqimeve bazë duket se ka ndikuar ndjeshëm edhe tek qytetarët lezhjanë të cilët i kanë rralluar blerjet e tyre në tregun ushqimor.

Ashtu siç mund të duket edhe nga pamjet, numri i blerësve është tejet i ulët dhe ata pak blerës të cilët janë në këtë treg shprehen se pjesa më e madhe e të ardhurave vinë nga fëmijët të cilët janë në emigrim.

“Çmimet janë të larta, nuk i përballojmë na ndihmojnë fëmijët që janë jashtë vendit”

“Po bëhen 3 vite qe s’ka punë, kemi shitur për festa por dhe për festa nuk po blejnë më, shumë pak, tani qe çmimet janë ngritur po shesim me racion. Në ditë bëjmë 2000 lek xhiro”- shprehet një tregtare.

Diçka tjetër që vihet re në këtë treg janë pjesa më e madhe e këtyre tezgave bosh për shkak të braktisjes nga tregtaret të cilët shprehen se çmimet e larta kanë ndikuar ndjeshëm tek ta por dhe tregtaret e pa licencuar që ndodhen rreth tregut

“S’ka tregtare sidomos tek ushqimoret 10/15 tregtare jemi. Ne taksat i paguajmë, ankohemi çdo vit”.

Disa nga produktet bazë për të plotësuar një pjesë të shportës ushqimore ku kushtuan 1500 lekë, çmim i cili çdo dite e më tepër po bëhet i pa përballueshëm, sidomos për pensionistet të cilët duhet të kursejnë para dhe për medikamente.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA