Një tjetër vatër zjarri është riaktivizuar në Darëzezë, në orët e mbrëmjes, për shkak të erës së fortë duke shtuar intensitetin e flakëve.

Situata doli jashtë kontrollit për shkak të flakëve të cilat janë në kurorën e pyllit, por u neutralizua pas përpjekjesh intensive të forcave operacionale, të cilat tashmë janë tërhequr nga terreni në pamundësi operimi.

Ndërkohë vijojnë ende të jenë aktive vatrat e zjarrit në masivin pyjor të zonës së mbrojtur në Pishporo të Fierit.

Aktualisht në terren janë aktive rreth 30 vatra zjarri, për neutralizimin e të cilave janë të angazhuara 8 mjete zjarrfikëse, efektivët e forcave të armatosura, forca të ADMZ, 50 forca mbështetëse të bashkisë dhe dy buldozerë.

Sipas prefektit Lefter Shehaj, vatrat vijojnë të jenë aktive, me intensitet më të ulët, ndërkohë që ato riaktivizohen herë pas here, të favorizuara nga era e fortë duke u përhapur në zona të ndryshme sipas drejtimit të erës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA