Qindra emigrantë të dëshpëruar në trenat e bllokuar meksikanë, dhjetra kilometra larg kufirit të SHBA (foto-video)

30/09/2023 21:11

Disa qindra emigrantë të dëshpëruar amerikano-latinë filmoheshin dje në një tren të ndaluar mallrash në Meksikë, dhjetra kilometra larg kufirit me SHBA.

Zyrtarët atje kanë urdhëruar ndalimin e drenave drejt veriut me argumentimin e sigurisë së emigrantëve që ngjiten në to.

Një tren i tillë i mbushur me emigrantë filmohej në zonën e Villa Ahumada, ne shkretëtirën rreth 123 km larg qytetit kufitar të Ciudad Juarez, në shtetin meksikan Chihuahua.

“Asnjë nuk na merr me makinë prandaj kemi marrë trenin,” thotë venezuelania Maria Fernanda që është mes rreth 1000 emigrantëve të bllokuar në shkretëtirën Ahumada, duke shpresuar të arrijnë në kufirin me SHBA.

“Duhet të rezistojmë, jemi të vendosur të arrijmë ëndrrën,” thotë emigranti Jose Martin, pa e pa e ditur cfarë i pret në vendin që beson si “ëndërr”.

Në 11 muajt e fundit, zyrtarët thonë se 1.8 milionë njerëz kanë hyrë në kufirin jugor të SHBA, në kërkim të sigurisë apo mundësive ekonomike.

“Ata na trajtojnë si kafshë,” thotë Sasha Pacheco, duke qëndruar në trenin e ndaluar e rrethuar nga familja e saj, përfshi dhe një fëmijë të vogël.

“Jemi në shkretëtirë, është vetëm një pemë këtu, nuk jemi shumë larg kufirit por nëse eci me beben do të më duhet më shumë se një ditë”, shton emigrantja.

Prej javës së kaluar rreth gjashtëdhjetë trena drejt veriut të Meksikës u ndaluan nga autoritetet, sipas tyre prej vdekjeve ose plagosjeve të emigrantëve që gjendeshin në ta.

Grupi hekurudhor vendas Ferromex, nuk mund të komunikonte për ndalesat e trenave me emigrantë në Villa Ahumada.

Me herët ata thanë se po prisnin urdhra.

“Përqendrimi i emigrantëve në trena do të monitorohet, për të evituar rreziqet për trafikun hekurudhor dhe njerëzit,” thanë ata.

Ndalesat kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme ekonomike prej mallrave të bllokuara pranë kufirit. Situata e rende ne kufi dhe brenda ne SHBA nuk duket se do te kete nje zgjidhje te shpejte nga qeveritaret e painteresuar.

FOTO GALERI
13/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA