Nuk deklaruan paratë në Rinas, nën hetim një turk dhe një kinez
30/09/2023 09:34
Një shtetas turk dhe një kinez janë vënë nën hetim për mos deklarim të të hollave në kufirin e Shqipërisë.
Shtetasit turk D. C., 36 vjeç gjatë kontrolleve në hyrje të Republikës së Shqipërisë, i gjetën 17 mijë dhe 20 euro të cilat nuk i kishte deklaruar në kufi. Ndërsa shtetasit kinez L. D., 50 vjeç, i janë gjetur 11 mijë e 820 euro dhe 19 mijë dollarë, të cilat nuk i kishte deklaruar në kufi sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.
Shumat e parave u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel