Këtë vit, Shqipëria ka pasur sezonin turistik më të mirë në historinë e saj. sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT në 8 mujorin e vitit 2023 në territorin e Shqipërisë kanë hyrë 7.2 milionë shtetas të huaj, 26.9% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Por, cila është ana tjetër e medaljes,çfarë shkakton ky bum turistësh?

“Ka rreziqet e veta sepse një fluks kaq i madh njerëzish u pa me sy të lirë gjatë gjithë korrikut dhe gushtit që është i vështirë të përballohet nga kapacitetet që ne ofrojmë në ëdo drejtim. Nga ana tjetër , ajoq ë rrezikojmë në afatgjatë është shkatërrimi i destinacionit. Nëse do shohim grumbuj të pafundmë të turistëve në Kalanë e Shkodrës, kalanë e Beratit, në Parkun Arkeologjik të Apolonisë, të cilat kanë të gjitha nga një muze dhe të fusësh 50 turistë në Muzeun Ikonografik Onufri është e pamundur. Në një periudhë 5-vjeçare mund të shkatërrojë gjithë përbërjen e këtij muzeun që ata kanë ardhur të shohin. Rreziku tjetër që vjen mbrapa është ndotja masive se nuk e kemi ende për fatkeq edukatën e mbajtjes pastër të ambienteve publike dhe këtë secili prej nesh e shikon me sy të lirë”, shpjegon ekspertja e turizmit, Flora Xhemani.

Nga pikëpamja logjistike, Shqipëria nuk ka infrastrukturën e duhur për këtë mbipopullim njerëzish, megjithatë ekspertët e turizmit shprehen se pasojat negative mund të shmangen nëse qeveria do të ngrejë gjithë strukturat adekuate që të lehtësojnë turistët që zgjedhin të vizitojnë Shqipërinë, dhe ajo që shihet si nevojë e menjëhershme është shtimi i transportit publik ndërqytetas dhe jo vetëm.

Për sa i përket infrastrukturës publike në përgjithësi, shërbimeve publike, transportit publik, mund të shtohen kompani që ofrojnë transportin publik gjate sezonit veror me shtim mjetesh, në Vlorë, Sarandë, Durrës që kanë nevojë për transport çdo 5 minuta dhe kjo është një nevojë e menjëhershme që nuk duhet ta gjej sezonin e 2024 me të njëjtat problematika si këto që kishim sivjet.

Rritja e turizmit është një grackë e rrezikshme për vende të vogla si Shqipëria, e cila ka qenë gjithnjë duke e pritur këtë bum turistësh. Por joshja e këtij fenomeni mund të sjell me vete pasoja negative të pariparueshme. Pyetja që pason pas këtij realiteti me të cilin u përballëm është; A ka nevojë vendi ynë për një turizëm masiv, apo një turizëm cilësor?

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA