Një i ri 18-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet si autor i kultivimit të kabanisit në fshatin Panahor, Mallakastër.

Në muajin maj janë gjetur 102 bimë kanabis të mbjella në pyllin e fshatit Panahor të Mallakastrës, të cilat u asgjësuan nga policia, por autori nuk ishte gjendur deri më tani.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe të rasteve të tjera të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA