“Fëmijët në emigrim, na kanë lënë neve t’i vëmë shpatullat vendit”, Kristi Gongo punon në ndërtim

30/09/2023 17:49

Në episodin e katërt të “Punë pa teka” në Top Channel, Kristi Gongo punoi si punonjëse ndërtimi.

Ajo u bë pjesë në kantierin e ndërtimit në Spitallë, ku po rijetëzohen banesat e dëmtuara prej tërmetit.  Mes shumë punëtorëve, dita e parë e punës për Kristin ishte dinamike në disa procese nga përgatitja e kollës, hedhja e suvasë, shtrimi i pllakave, hedhja e armaturës së betonit… ku sikleti më i madh për të ishte puna në skela në lartësi. Veç vëmendjes për të kryer detyrën që i kishin caktuar, duhej të tregonte kujdes të shtuar në ato kushte. Me llaç e bojë, a e kreu Kristi punën deri në fund?

Punonjësit me përvojë jo rrallë herë qeshnin e çuditeshin me prezencën e një vajze në ndërtim, ku gjatë pushimit të drekës biseduan edhe më gjerë e gjatë për problematikat në këtë sektor.

Ulur këmbëkryq, ata ndanë bukën me njëri tjetrin ku bien në sy mosha e punonjësve që janë në prag pensioni. “Fëmijët i kemi në emigrim, na kanë lënë vetëm neve ti vëmë shpatullat vendit”, i rrëfen njëri prej tyre Kristit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA