Elon Musk krahason luftën e Rusisë në Ukrainë me Luftën I Botërore: Njerëz që vdesin kot (fotot)

30/09/2023 16:19

Miliarderi i kompanive Tesla and X, i njohur më parë si Twitter, Elon Musk ka dhënë së fundmi opinionin e tij mbi luftën mes Rusisë e Ukrainës, duke e krahasuar ate me absurditetin e Luftës së Parë Botërore.

Musk tha se në konfliktin aktual “shumë njerëz po vdesin kot”.

Duke folur në platformën e tij për ato që duket se përfitonin dy kombet e konfliktit ai shtone adresën (link-un) e një artikulli në rrjetin NY Times, duke komentuar: “Kështu mund të vërtetohet sesi asgjë nuk ka ndodhur në luftën Rusi-Ukrainë, përveç ushtarëve që vriten”.

Në artikullin në fjalë tregohej kufiri mes dy vendeve dhe zonat e kapura në frontet e përplasjes, teksa komentohej: “Kush po fiton terren në Ukrainë? Këtë vit asnjë.”

Duke reaguar ndaj kësaj, kreu i SpaceX shkruante : “Kaq shumë njerëz duke vdekur kot, njëlloj si në Luftën e Parë Botërore.”

Artikulli i NY Times fliste për ofensivat ushtarake të të dyja palëve por megjthatë linja e frontit nuk ka ndryshuar fare që prej nisjes së konfliktit, duke hedhur dyshime mbi motivimin e vërtetë të tij. Aty shtohej se pas 18 muajsh luftë, “një zgjidhje duket ende larg”.

“Linja e frontit në Ukraine ndryshoi pak dimrin e shkuar. Rusia kërkonte të merrte të gjithë rajonin e Donbas, por nisi të tërhiqej,” thuhet në artikull.

“Ukraina ka bërë disa avancime të vogla me kundërofensivën e shpallur, por minat dhe fortifikimet ruse e kanë bërë çdo sulm shumë të kushtueshëm në jetë ushtarësh”.

“Në nëntë muaj luftë vetëm 500 km katrorë territor kanë ndryshuar duar që prej fillimit. Zgjatja e ngërçit ka zbehur mbështetjen e Perëndimit për Ukrainën.”

Duke bërë krahasimin me Luftën e Parë Botërore, ai shtonte se strategjia gjermane në 1914 ishte fillimisht mundja e Francës dhe më pas kalimi i trupave në frontin rus.

Por kjo e fundit dështoi dhe në fund të 1914, fronti perëndimor ishte përsëri linja e llogoreve nga ngushtica franceze në veri deri në Zvicër në jug.

Në forntin lindor askush nuk mund të bënte avancime të konsiderueshme megjithë ofensivat e shumta të organizuara.

Në fund të luftës kishin vdekur më shumë se 20 milionë njerëz nga të dyja palët, në një therrtore të vërtetë njerëzore, siç po vijon dhe sot konflikti Rusi-Ukrainë, ku deri tani rreth 400 000 jetë besohet se kanë humbur.

FOTO GALERI
1/3
Në fund të luftës I Boterore kishin vdekur më shumë se 20 milionë njerëz nga të dyja palët

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA