Skulptori Mumtaz Dhrami, i ftuar në Artkand, për promovimin e ekspozitës së tij “Kujtime nga Kina 1967”, refuzoi të flasë për periudhën para viteve 90’, një kohë që i dënonte artistët.
Koçibelli: Jeni një njeri që keni bërë shumë monumente të rëndësishme në bashkëautorsi në atë kohë, pra periudhën e para viteve 90’. Çfarë kujtimesh ke, a ishin gjërat më të qarta dhe të vendosura. Hapësirat ishin më të dedikuara dhe rrëmuja e kaosi urban nuk ekzistonte?
Dhrami: Jo problemi është që “vete gjuha ku të dhëmb dhëmbi”.
Koçibelli: Megjithatë ishte një kohë ku edhe artistët dënoheshin, për fat të keq.
Dhrami: Edhe një herë të lutem?
Koçibelli: Në atë periudhë, para viteve 90’, ishte një kohë kur edhe artistë dënoheshin, keni një koment për këtë?
Duke mos dashur të përgjigjet dhe duke u ndjerë pak në siklet, Dhrami thotë: “Nuk e kuptoj pyetjen. Do flasim për Kinën apo për Shqipërinë? Kjo është temë tjetër. Erdha këtu për të thënë diçka shpirtërore për Kinën”.
“Kujtime nga kina 1967”, do të jetë deri në datën 4 tetor e hapur në Galerinë FAB. Dhrami është vlerësuar me Dekoratën ”Nderi i Kombit” nga ish-presidenti Ilir Meta. Artisti lindi në Gjirokastër më 10 nëntor të vitit 1936.
Top Channel