Ka nisur një debat nëse SPAK duhet të përdorë si prova të dhënat e mbledhura nga aplikacioni SKY, apo edhe ato që pritet të vijnë nga Holanda për EncroChat.

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu thotë se me kërkesë të disa gazetareve në Angli, NCA njohur si FBI angleze, publikoi të dhënat e operacionit më të madh policor në historinë e Britanisë së Madhe,  njohur si  “Operation Venetic” bazuar në të dhënat e përftuara nga EncroChat, i cili kishte 10.000 abonentë në Angli, mes tyre edhe shqiptarë. Disa shqiptarëve të dënuar, siç ishte rasti më i fundit dje i Xhuljan Shehut, përdorues i EncroChat, i dënuar me 11 vite burg.

– Arrestuar: 2,864 persona

– Ngritur akuza: 1,571 persona

– Dënuar: 383 persona

– Drogë e klasit A e kapur: 9,296 kg

– Kanabis i kapur: 8,938 kg

– Armë zjarri të kapura: 170

– Municion i kapur: 3,404 fishekë

– Kapur cash: 76,914,57 paund

Këto statistika janë deri në Qershor 2022.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA