Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja tragjike në Greqi, ku një shqiptarë humbi jetën teksa pastronte makinën grirëse të mishit.
Mediat vendase shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta mbrëmjen e së premtes, kur gruaja shkoi në dyqanin e mishit për të pastruar së bashku me vajzën e saj.
Teksa gruaja po pastronte, makina grirëse i kapi fillimisht flokët dhe më pas trupin duke e lënë të vdekur në vend.
Vajza e saj pa gjithë ngjarjen dhe në pamundësi për ta ndihmuar të ëmën, doli në rrugë dhe thirri për ndihmë, tregojnë dëshmitarët.
Një kalimtar ka hyrë në dyqan, por ishte e kotë. Vajza më pas filloi të bërtiste, pa mundur të besonte se çfarë kishte ndodhur para syve të saj, dhe më pas thuhet se u dërgua në spital në gjendje.
Në vendngjarje kanë shkuar policia , ambulanca dhe zjarrfikësja . Sipas përllogaritjeve, gruaja po pastronte makinën kur gabimisht iu kapën flokët, duke bërë që ajo të copëtohej.
Gruaja prej dy vitesh jetonte në Mesolongji me dy fëmijët e saj, vajzën 18-vjeçare dhe djalin 10-vjeçar, kur erdhi nga Shqipëria, pas ndarjes me bashkëshortin.
Sipas informacioneve, ajo jetonte në shtëpi edhe me nënën e saj. Sipas njerëzve që e njihnin, ajo punonte me të bijën nga mëngjesi deri në mbrëmje dhe pastronin dyqanet për të siguruar jetesën.
Hetimet paraprake për zbardhjen e saktë të shkakut të aksidentit po kryhen nga AT Mesolongjit.
Top Channel