Rezidentë të kryeqytetit sllovak Bratislava shprehnin opinionin e tyre mbi zgjedhjet e fundjavës duke treguar si pritshmëri dhe mungesë interesi, mes krizave të rritjes së çmimeve dhe largimit të të rinjve nga vendi.
Rezidenti Radovan Majer tha se çështja kryesore është zgjedhja mes “rrugës së demokracisë ose autokracisë së fshehur”, duke iu referuar dy opsioneve kryesore të votës.
Edhe Ida Garajova, mendonte se “vota është e rëndësishme”, për të tentuar të ndalohet largimi i të rinjve nga vendi.
Ndërsa Blazena Hanusova tha se nuk kishte vendosur ende për kë do të votonte, por shtoi se “dinte vetëm atë që nuk dëshironte të fitonte”.
“Nuk dua neoliberalë, qofshin dhe të djathtë,” tha pensionistja, e cila ishte e pavendosur mes partisë populiste pro-Kremlin Smer-SD, dhe nacionalistëve Partia e Republikës, që janë alternativat kryesore.
“I kemi parë për katër vjet dhe e dimë si janë, katastrofë” tha ajo nga qyteti perëndimor i Nitra, duke iu referuar partisë në pushtet Smer-SD.
Partia e Republikës e lindur vetëm në 2021, është krijuar nga një ripërzierje e deputetëve të djathtë të LSNS, ish kreu i të cilës është dënuar për promovim të nazizmit.
Por sipas statistikave ata mund të bëhen partner koalicioni me Smer-SD, të cilët kanë rivalë kryesore Slovakia Progresive.
Kreu i Smer-SD, kryeministri aktual Robert Fico, është një ish-anëtar i partisë komuniste dhe tani kritikon BE e NATO për mbështetjen ndaj Ukrainës, me qëllim të mbledhë vota si nga e majta dhe nga e djathta, thonë ekspertët.
Në mitingun elektoral në Nitra, kreu i partisë së Republikës, Milan Uhrik gjithashtu bënte zotime të djathta duke thënë se nk do të pranonte emigrantë nga Afrika apo Lindja e Mesme.
Avokati vendas Marek Geci, pasi dëgjoi kandidatët në miting, kritikonte “ministrat e paaftë” që sipas tij kishin “bullizuar” vendin e tyre dhe e kishin grabitur duke dërguar armatime në Ukrainë.
Ndërsa e reja Hana Satarova dukej se ishte e bindur për kandidatët e partisë së republikës.
“Më pëlqen kur thonë se duan të luftojnë për Slovakinë,” tha ajo për rrjetin AFP.
“Ata nuk duan t’ia dinë çfarë thotë Evropa por çfarë mendojmë ne qytetarët sllovakë”.
Top Channel