Ukraina thirrje qytetarëve rus: Na ndihmoni në kthimin e fëmijëve të trafikuar

29/09/2023 09:41

Autoritetet ukrainase u kanë bërë thirrje qytetarëve rus që të kundërshtojnë deportimin e detyruar të fëmijëve në Rusi dhe të ndihmojnë në sjelljen e tyre në shtëpi në Ukrainë.

Deportimet masive të fëmijëve ukrainas në Rusi ose në territoret e pushtuara nga Rusia gjatë rrjedhës së luftës kanë rezultuar në lëshimin e urdhrave të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për komisioneren ruse për të drejtat e fëmijëve Maria Lvova-Belova dhe presidentin Vladimir Putin.

Të mërkurën, Freedom TV i Ukrainës nisi fushatën “Nëse je në dijeni, trego” në partneritet me Komisionerin Presidencial për të Drejtat e Fëmijëve dhe ekipin e Policisë së Ukrainës për mbrojtjen e fëmijëve, sipas një deklarate.

Fushata është pjesë e planit “Bring Kids Back UA” të miratuar nga Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Organizatorët shpresojnë të sjellin rreth 20,000 fëmijë ukrainas të cilët u larguan me forcë nga familjet e tyre dhe u trafikuan në Rusi ose në territoret e pushtuara nga Rusia pas pushtimit vitin e kaluar.

Individëve që vendosin të ofrojnë një informacion të tillë përmes platformave dixhitale të Freedom TV ose kanalit të dedikuar Telegram “u garantohet anonimiteti”, tha Freedom TV.

“Një audiencë e madhe në Rusi” po ndjek kanalin dhe reagimet nga shikuesit e tij tregojnë se ata janë të gatshëm të ndihmojnë “por nuk dinë si dhe kanë frikë të ndëshkohen,” tha Yulia Ostrovska, drejtore e përgjithshme e ndërmarrjes shtetërore që përfshin Freedom TV.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA