Helmi nga merimanga endacake braziliane (Phoneutria nigriventer) zakonisht shkakton nekrozë ose vdekje të penisit dhe ndonjëherë mund të çojë në amputim.
Megjithatë, shkencëtarët kanë zbuluar se ky helm vdekjeprurës në sasi më të vogla mund të ndihmojë në trajtimin e mosfunksionimit erektil.
E gjetur zakonisht në vendet e Amerikës së Jugut, merimanga endacake braziliane është gjithashtu një nga speciet më toksike, me helmin e saj të aftë të shkaktojë ereksione të pavullnetshme dhe të dhimbshme te burrat.
Përveç këtyre ereksioneve të zgjatura anormalisht, të njohura teknikisht si priapizma, helmi i tyre gjithashtu shkakton të përziera dhe dhimbje barku. Shkencëtarët nga Universidade Federal de Minas Gerais në Brazil kanë zhvilluar një version sintetik të molekulës në helm që shkakton ereksionin.
Molekula, e quajtur BZ371A, është zbuluar se shkakton ereksione tek minjtë kur futet në një xhel dhe përhapet në ijët e kafshëve.
Ajo funksionon duke nxitur lirimin e oksidit nitrik në trup, i cili nga ana tjetër rrit rrjedhjen e gjakut në organet gjenitale në një mënyrë të ngjashme me Viagra. Por BZ371A, ka potencialin të jetë më efektiv dhe më i sigurt se Viagra, pasi trajtimi funksionoi te minjtë më të vjetër dhe ata me kushte si presioni i lartë i gjakut dhe diabeti, duke sugjeruar se kjo qasje mund të funksionojë për njerëzit që nuk mund të marrin Viagra, për shkak të kushteve të ngjashme.
Tashmë është kryer një test pilot për burrat dhe gratë, duke treguar se xheli është i sigurt për njerëzit. Megjithatë, nevojiten prova të mëtejshme klinike për të përcaktuar nëse kjo është një alternativë e vërtetë Viagra.
Janë planifikuar prova të mëtejshme klinike, në të cilat trajtimi do të testohet te meshkujt me disfunksion erektil. Më tej, studiuesit shpresojnë se mund të funksionojë për mosfunksionimin seksual edhe tek gratë.
Merimangat endacake braziliane njihen gjithashtu si ‘merimangat e bananes’ pasi ato zakonisht gjenden në gjethet e bananes.
Top Channel