Pazare për shit-blerje votash/ SPAK përfundon hetimin për Kristo Agalliun dhe Agron Durajn, i dërgon për gjykim

29/09/2023 10:12

Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion ka dërguar për gjykim Kristo Agalliun dhe Agron Durajn, të cilët u kapën duke kryer pazare për shitje-blerje votash, para zgjedhjeve lokale të 14 majit.

SPAK njofton se ka përfunduar hetimet për Agalliun dhe Durajn, ndaj të cilëve rëndon vepra penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

Kristo Agalliu u kap në zonën e Freskut, duke negociuar në telefon për të shitur katër vota të familjes së tij kundrejt shumës 150 mijë lekë të vjetra. 51-vjeçari kërkonte t’i paguhej dhe karburanti për të shkuar deri në Kuçovë aty ku edhe do të votonte.

“100 mijë lekë është turp. Hajde t’ja marrim kot, por turp 100 mijë lekë. Po mirë t’i dy vota ke, unë kam katër vota. Po mirë unë kam makinë vetë, ç’e dua makinën e tij unë! Po të më hedhë karburantin ai… Thoji kështu, më dëgjo, i thuaj 100 mijë lekë dhe 50 mijë lekë naftë, hajde pazari i fundit”, ishte biseda e Kristo Agalliut me Agron Durajt përmes telefonit.

SPAK ka dërguar për gjykim edhe bashkëbiseduesin e Agaliut, Agron Durajn.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA