Dita e 22-të e tubimit në Tiranë, nga bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ në ‘Qytet Studenti’, vijon marshimi i qytetarëve në kryeqytet
Mazhoranca rrëzoi sërish opozitën. Konferenca e Kryetarëve e mbledhur këtë të premte ka hedhur poshtë kërkesat e Partisë Demokratike për ngritjen e dy komisioneve hetimore për ndërhyrjen në sistemin TIMS dhe për koncesionet në shëndetësi.
Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi pas përfundimit të mbledhjes së drejtuar nga Lindita Nikolla akuzoi socialistët se po dhunon të drejtën e opozitës dhe nuk po kryen detyrën për hetimin parlamentar.
“Në përputhje me kushtetutën kërkojmë interpelanca me kryeministrin dhe nuk paraqitet në Kuvend edhe pse e ka detyrim kushtetues. Kërkojmë raportim të ministrave në komisione parlamentare dhe ministrat e zyrtarët e qeverisë nuk paraqiten, kërkojmë informacion në institucionet publike dhe informacioni i refuzohet deputetëve të opozitës dhe sot kulmoi me cenimin e të drejtës kushtetuese”, deklaroi Bardhi në një konferencë për shtyp, teksa paralajmëroi një reagim më të ashpër të opozitës për atë që e cilëson si shkelje flagrante.
Fjalën e fundit tashmë e ka seanca plenare, megjithatë nuk parashikohet të ketë surpriza: socialistët do të përdorin sërish forcën e kartonëve për të rrëzuar opozitën.
Top Channel