Meloni thotë se Italia do të dërgojë emigrantët ‘në vendet e anijeve të OJQ-ve të shpëtimit’ (fotot)

29/09/2023 18:41

Italia ka kërkuar sot të ndryshojnë një pakt emigracioni për të detyruar anijet e bamirësive që mbledhin të ardhurit në Mesdhe, t’i zbarkojnë ata në vendet e origjinës së anijeve.

Kryeministrja Giorgia Meloni tha se do të kërkonte ndryshimet pas presionit për mijëra të ardhur në ishullin italian të Lampedusa, shumica e të cilëve zbarkohet aty nga anijet e bamirësisë që thonë se i shpëtojnë nga deti i keq pranë brigjeve të Afrikës veriore.

Por mediat italiane thonin se ministrat e jashtë të BE që u mblodhën dje në Bruksel refuzuan amendamentet gjatë bisedimeve për amendamentet mbi emigrantët.

Gjithsesi Meloni e përsëriste idenë sot me gazetarët jashtë një tjeter takimi te BE per emigracionin ne Malte.

Qeveria e Romës propozonte që “vendet përgjegjëse për transportin e emigrantëve në anijet e OJQ-vë të bamirësisë duhet të jenë pritëse të tyre”, tha ajo megjithëse Gjermania e quante idenë “një hap prapa”.

Në bisedimet me dyer të mbyllura në Bruksel, Itali raportohet se kishte bërë lidhje mes anijeve të bamirësisë dhe trafikantëve të organizuar në veri të Afrikës, ndërsa financuesit e tyre i quante ‘nxitës të emigracionit drejt Evropës’, shkruan AFP.

Zyrtarët evropianë raportohet se kundërshtuan propozimet dhe ministrja e brendshme gjermane  Nancy Faeser tha se “koncepti i instrumentalizimit të Italisë për cështjen, ishte i ngushtë”.

Edhe në fillim të javës Meloni ishte ankuar me një letër te kancelari gjermane Olaf Scholz për financimet e qeverisë së Berlinit ndaj anijeve të bamirësisë që ndihmojnë emigrantët në Mesdhe.

Debatet janë nisur prej skenave të frikshme që vijnë nga ishulli Lampedusa, që është mbushur me mijëra emigrantë nga vendet e Afrikës verore.

Më shumë se 130,000 emigrantë kanë zbarkuar në brigjet e Italisë vetëm këtë vit, sa dyfishi i numrit të të ardhurve vitin që kaloi.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA