Një helikopter është rrëzuar pak minuta më parë në Evian Veriore të Greqisë, 100 km në veri të Athinës.
Në informacionet e para thuhet se helikopteri, ishte duke u nisur nga Mantoudi për në Volos, kur papritur humbi kontaktet me Forcat Ajrore. Sipas informacioneve, shkaku i rrëzimit është bërë moti i keq në Elias.
Sipas medias greke protothema.gr helikopteri i tipit A – 109 është civil dhe u rrëzua në det në plazhin e Akladhit. Katër mjete të Gardës Bregdetare dhe dy nëndetëse po shkojnë me shpejtësi në vendngjarje, ndërsa është nisur edhe një helikopter. Sipas informacioneve, në bordin e helikopterit ndodhej vetëm operatori.
Sipas një dëshmitari okular, helikopteri teksa ishte në ajër ka nisur të marrë një anim të çuditshëm, ndërsa pak minuta më vonë është dëgjuar një zhurmë.
Në vendngjarje kanë shkuar guvernatori i rajonit të Greqisë Qendrore, Fanis Spanos, zëvendësguvernatori i rajonit të Evias, Giorgos Kelaidis dhe kryetari i bashkisë Mantoudi.
Presidenti i komunitetit të Akladhit Alekos Efstathiou, ka përshkruar për protothema,gr momentin e rrëzimit të helikopterit.
“Ndodhi diçka në ajër si pasojë e së cilës ai ra në det. Ai ra 300 metra larg bregut dhe u fundos brenda 1.5 minutash. Ne vrapuam shpejt në plazh për të parë nëse mund të gjenim ndonjë provë, por asgjë nuk u gjet. Ka humbur në det, por nuk mund ta lokalizojmë sepse uji ka ndryshuar ngjyrë. I kemi njoftuar të gjithë”, u shpreh ai.
Ambulancë nuk ka arritur ende në zonën e plazhit ku ndodhi rrëzimi i helikopterit, për shkak të rrjetit rrugor të dëmtuar nga moti i keq.
Top Channel