“Nuk do lejojmë shtet të dytë serb brenda Kosovës”, Gërvalla rrëzon përfundimisht asociacionin

28/09/2023 22:29

Zv. kryeministrja Donika Gërvalla për “Top Story” ka rrëzuar përfundimisht asociacionin duke theksuar se nuk do të lejojmë një shtet të dytë serb brenda Kosovës.

Pjesë nga biseda:

Gërvalla: Po ta shihni ka pasur një opinion të këshilltarit Sholei dhe Zv. Sekretarit Amerikan të Shtetit Escobar të cilët shumë qartë e kanë pranuar se nuk mund të kishte një asociacion, i cili do të ishte një Republikë Serbe e dytë sikurse ajo e Bosnje Hercegovinës. Dhe ky është dallim shumë i madh.

Duma: Juve thoni që një republikë të dytë serbe brenda Kosovës nuk do të ketë. Por nëse asociacioni që kishte qenë gati firmosej nga Albin Kurti në rast se serbët dhe Vuçiçi do të ishin dakord, a do ta krijonte në fakt një republikë serbe brenda Kosovës me aq shumë popullatë serbe aty, dhe një rrezikshmëri të lartë të zgjerimit të kufijëve dhe lëshimit të territoreve pavërsisht se nga pikëpamja juridike do të dukej sikur do të ishte një ombrellë tjetër, por defakto ishte një zgjerim i kufijve të Serbisë brenda Kosovës…

Ndalojmë pak tek ajo që ju thoni; sot, do të bëjmë të mundshmen. Pra të bëjmë një njohje defakto të Kosovës, jo dejure dhe të zgjerohemi deri diku në kuadër të arritjes së negociatës të cilën defakto e kanë njohur derisa kanë nënshkruar një marrëveshje, pavarësisht se dejure do të jetë një situatë tjetër. Të njëjtën lojë nga ana tjetër e bëjnë edhe serbët. Thonë të bëjmë edhe ne një defakto sikur kemi bërë asociacionin e komunëve të veriut, e kemi populluar me serbë, e kemi shtrirë të gjithën dhe juridikisht me një marrëveshje. Kemi më shumë serb sesa shqiptar sipas politikave që kemi vendosur ne me struktura paralele. Dhe të dyja këto kahe me idenë që po bëhen defakto në mënyrën e vetë, dejure janë duke realizuar një skenar që i prek kufijtë në një të ardhme jo shumë afatgjatë.

Gërvalla: Po këto janë pikërisht kritere që e përkufizojnë një mekanizëm sido që t’ia vëmë emrin, i cili është krejt i ndryshëm nga ajo që ka qenë viti 2013-2015.

Ne kemi një asociacion të komunave të tjera në Kosovë, i cili koordinon punën e këtyre komunave në ato aspekte të cilat komunat dëshirojnë të jenë pjesë e këtij koordinimi. Prandaj asociacioni/ mekanizmi si i tillë varet nga çfarë i fut brenda. Për ne ka qenë shumë e rëndësishme që shkelja e republikës së Kosovës të mos jetë pjesë e marrëveshjes të cilën jemi zotuar, e kemi pranuar në Bruksel, të cilën e ka pranuar edhe Serbia por dikur ndërroi mendje dhe i kanë rënë pishmanit.

Duma: Dhe nuk ndodhi?

Gërvalla: Po nuk ndodhi dhe natyrisht që nuk ndodhi sepse Serbia që në fillim e ka pranuar që nuk është e gatshme. Nuk është momenti që mungojnë rrugët, por mungon gatishmëria e Serbisë për të marrë pjesë. Është diçka për të cilën ne jemi përpjekur në vazhdimësi t’ua bëjmë të qartë edhe partnerëve tanë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA