“Në Lushnjë nuk bëhen vrasje të thjeshta”/ Karamuço: Haxhiun e mban Greqia, i trembet Aldo Bares

28/09/2023 22:31

Laert Haxhiu mbahet në burgjet e Janinës sepse i trembet bandave të Aldo Bares. Kështu deklaroi eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, mbrëmjen e sotme në Top Story. 

Karamuço ka zbuluar edhe kronologjinë e arrestimit të Artan Tafanit, të penduarit të drejtësisë, që zbardhi disa vrasje ditën e sotme.

“Në kronologji ka ndodhur që personi me të dalë nga pika e këmbimit valutor me 30 mijë euro vjedhje me armë, është larguar dhe e kanë kaluar kamerat që e kanë identifikuar. Policia e dinte që ishte i lidhur me bandën e Lushnjës. Lushnja nuk bën vrasje të thjeshta. Duke u ndjekur ky person shkonte në një ofiçinë ku ndërroheshin pjesët e makinave të përdorura për vrasje. Aty janë gjetur profilet edhe për dy vrasje të tjera, e kanë arrestuar personin për vrasje dhe aty ka folur sepse mund të përballej me burgim të përjetshëm. Problemi që kamë unë në këtë histori është se ky ka qenë ekzekutor e tashmë është në Janinë në burg për prishje të qetësisë publike. Ne kemi kërkuar të vijë në Shqipëri dhe ata nuk kanë pranuar me argumentin se i rrezikohet jeta në burgjet e Shqipërisë nga bandat e tjera si ajo e Aldo Bares.”– tha Karamuço.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA