Modelja ‘mistike’ largohet nga bota moderne për të jetuar pa ujë e rrymë elektrike, por thotë se nuk e ndërron me asgjë tjetër (fotot)

28/09/2023 16:52

Një modele e rrjetit që e ka shpallur veten “mistike me kohë të plotë” thotë se nuk bezdiset nga talljet për stilin e saj të jetesës larg botës moderne.

Jasmine Mariposa tashmë i ofron ndjekësve të saj në rrjet, pamje të jetesës larg botës komunitare, teksa jeton pa ujë të rrjedhshëm apo rrymë elektrike, duke treguar se bën banjë në lumë.

Duke e përshkruar veten si “zana e xhunglës”, Jasmine tregon sesi përgatit ushqimin apo si ka krijuar hapësirën e saj të “zyrës” në ambjente të hapura.

Ajo thotë se është e bindur se i ka provuar shumë njerëzve se vendimi i saj nuk ishte një “gabim”, teksa tregon në videot e ndjekura në rrjetin TikTok: “Ju menduat se unë po shpërdoroj jetën time, por jam në fakt jam duke ndjekur ëndërrat e mia, në vend që të shkoj në shkollë”.

“Nuk mëzitem për ato që më tallin, sepse ata jetojnë një jetë pa pasion që unë nuk e kam fare zili”, komenton vajza në rrjet.

“Nëse përfundoni të punësuar nga ora 9 deri në 5 derisa të bëhemi 65 vjeç, atëherë me siguri që do të dëshironit të kishit jetuar më shumë në liri”, shton ajo.

Në disa video ajo tregon sesi i lan rrobat pa ujë të rrjedhshëm, ndërsa në të tjera shihet që ecën  zbathur duke mbushur ujë në lumë me shishe të mëdha plastike.

Jasmine i mbush shishet ngadalë dhe më pas kthehet në shtëpinë e saj modeste. Ajo zbraz shishet në legenët e rrobave, i lan ato dhe më pas i var në telin e lidhur mes pemëve.

Në një tjetër video, Jasmine tregon sesi bën banjën e saj në lumë.

Ajo tregon sesi ka treguar dhe një hapësirë zyre në kopshtin e saj duke përdorur një paletë druri mbi disa tulla, ku vendos laptopin e saj.

Në një tjetër video ajo tregon si thyen arrat e kokosit, apo si mbledh kakao të freskët.

Jasmine mbledh gjithashtu turmerik për të ngjyrosur rrobat, teksa thotë se i vendos në ujë të nxehtë me turmerik dhe ato ngjyrosen.

Shumë ndjekës e kanë lavdëruar atë për guximin dhe vendosmërinë.

“Të jetosh jashtë rrjetit është parajsë”, shkruan një prej ndjekësve.

Ndërsa një tjetër tha: “Jam shumë i lumtur që të gjeta se dhe unë do ta lë universitetin sepse nuk e duroj dot matriksin”.

“Jam në Afrikë dhe do të jap shembullin tim për të shëruar tokën.”

FOTO GALERI
1/5
Jasmine Mariposa tashmë i ofron ndjekësve të saj në rrjet, pamje të jetesës larg botës komunitare, teksa jeton pa ujë të rrjedhshëm apo rrymë elektrike

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA